Jay-Z për mamanë e tij: “Shpërtheva në lot kur më tha se është lezbike”
Pjesë e albumit të tij të famshëm “4:44” është kënga “Smile” të cilën reperi Jay-Z ja ka kushtuar mamasë së tij e cila pak kohë më parë zbuloi se është lezbike.

Së fundmi Jay-Z ka dhënë një intervistë për David Letterman në “Netflix” ku ka treguar se u emocionua pa masë kur mamaja i zbuloi lajmin tronditës.

Ai u shpreh se u lumturua kur kuptoi se e ëma më në fund ishte e lirë të jetonte jetën që dëshironte dhe që e kishte gjetur përsëri dashurinë. Ky ka qenë një ndër momentet më të rëndësishme të jetës së tij që e bënë të shpërthejë në lot.

“Në mënyrë që mamaja ime të jetojë një jetë të mirë nuk duhet të fshihet pas diçkaje që nuk është sepse pavarësisht kësaj ajo i mbron fëmijët e saj dhe nuk do t’i turpëronte kurrë ata” -ka përfunduar artisti i famshëm deklaratën e tij.
Shtuar më 04/04/2018, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori