Jay-Z kritikohet ashpër nga e bija
Zbulohet një tjetër pjesë e intervistës së sinqertë të Jay-Z për David Letterman në emisionin e Netflix, “My Next Guest Needs No Introduction”.

Teksa ka folur hapur mbi seksualitetin e mamasë së tij dhe se si ajo i zbuloi se është lezbike, reperi i famshëm gjithashtu ka folur edhe për fëmijët e tij.

Blue Ivy e cila është vetëm 6-vjeçe duket se është një zonjushë vërtetë e zgjuar e cila nuk toleron asnjë padrejtësi. Reperi ka treguar me shumë humor se një mëngjes u irritua pasi e vogla e tij po i bënte shumë pyetje dhe e urdhëroi atë të hynte në makinë.

Ai nuk donte që vogëlushja të bëhej vonë për shkollë pasi vonesa e nervozon por Blue Ivy hyri në makinë me qetësi dhe më pas nisi të kritikojë babain e saj.

“Babi nuk më pëlqeu mënyra se si më fole. Nuk më pëlqen kur më drejtohen më këtë lloj toni” -citoi Jay-Z që shtangu nga reagimi i 6-vjeçares.

Ai i kërkoi asaj ndjesë dhe shtoi se e vogla e tij kishte plotësisht të drejtë dhe se ky ka qenë momenti kur ai është ndjerë krenar për vajzën e tij.
Shtuar më 05/04/2018, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori