Klubi i njohur spanjoll ofertë për Selmanin

Gentian Selmani, kaloi një periudhë të suksesshme tek ekipi i Lacit. Përshkak të paraqitjeve të shkëlqyera me klubin laçian, 21 vjeçari u thirr dhe nga ekipi kombëtarë.

Po pas 4 sezonesh te klubi kurbinas, Selmani vendosi të largohej dhe iu bashkua klubit të Menemenspor në ligën e dytë turke.

Dhe që në sezonin e tij të parë, 22 vjeçari zhvilloi paraqitje të shkëlqyra me fanellën e skuadrës turke. Dhe këto paraqitje të portierit shqiptar nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klube të ndryshme evropiane. Siç mësohet, skuadra e Real Zaragozës në ligën e dytë spanjolle i ka dërguar ofertë klubit të Menemenspor për gardianin shqiptar.

Zaragosa është pranë ngjitjes në La Liga dhe e sheh Selmanin si ideal për mbrojtjen e katërkëndëshit të portës.


Shtuar 11.06.2020 17:30