Janë ndarë? Luana sapo i tregoi botës se është "arratisur" me Krenarin (FOTO LAJM)

Krejt papritur ditët e fundit në media qarkulloi lajmi se Luana dhe Krenari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Dy ishin shkaqet që nxitën këto thashetheme: fakti që ata i kishin bërë “unfolloë” njëri-tjetrit në Instagram, gjë e cila ka ndodhur shpesh gjatë këtyre viteve dhe nuk mund të merret si fakt i mirëfilltë.

Së dyti, njerëzit aluduan se janë ndarë pasi Krenari nuk u pa në ditëlindjen e moderatores pak ditë më parë, argument që as ky nuk qëndron sepse Luana dhe ai nuk kanë postuar kurrë krah njëri-tjetrit, pasi ende nuk e kanë bërë publike marrëdhënien e tyre.


Sikur të mos mjaftonin këto, edhe Prive.al ka mësuar nga burime të afërta se mes çiftit nuk ka ndodhur asgjë dhe janë si mos më mirë.

Mbrëmjen e djeshme, pas zërave për ndarje, moderatorja na ka treguar se ndodhet në një takim romantik.

Ajo ka postuar disa story në Instagram, duke na lënë të kuptojmë se ndodhet në një darkë, ku bien në sy qirinjtë, teksa ka shkruar me humor se ndodhet në Paris.


Ajo nuk ka postuar foto e video nën shoqërinë e njerëzve të tjerë, duke na sigurar edhe më tepër se ndodhet nën shoqërinë e Krenarit.

Shtuar më 06/09/2020, ora 12:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori