Janë ndarë apo jo? Pas këtij veprimi të Mozzik gjërat bëhen lëmsh (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh në media thuhet se Loredana dhe Mozzik i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Këto zëra u shtuan edhe më shumë ditën e djeshme, pasi Mozzik nuk uroi këngëtaren për ditëlindje.

Në mes të urimeve të shumta që Loredana mori për ditëlindje, mungoi ai i Mozzik, i cili së fundmi ndodhet në Kosovë.

Lidhur me këto lajme dyshja nuk ka reaguar ende dhe nuk dihet nëse kjo është një krizë mes tyre, apo një mënyrë për të tërhequr vëmendje.

Megjithatë një veprim i fundit i Mozzik tregon se pavarësisht të gjithave, ai ruan një marrëdhënie të mirë me familjarët e Loredanës, madje i ndjek ata edhe në Instagram.

Reperi nuk ka hequr asnjërin prej tyre nga Instagram-i, madje edhe ata e ndjekin atë.
Shtuar më 02/09/2019, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori