Janë bashkë apo jo? Zerka më në fund flet hapur për lidhjen me Ronelën (FOTO LAJM)

Young Zerka, ndryshe nga zakonisht, foli pak më qartë në lidhje me raportin e tij me Ronela Hajatin. I ftuar në “Shiko kush luan”, gjatë lojës me paintball, këngëtari u pyet se cila nga këngëtaret mund të ishte shpirti i tij binjak.

Jo një, po tre të gjuajtura u drejtuan te fotoja e Ronelës. Ndonëse prania e “mund” e lë ende në pikëpyetje telenovelën Zerka-Ronela, mesazhi është tepër i qartë.

Prej më shumë se katër vitesh flitet rreth një romance mes artistëve, romancë që s’është pranuar, po aq sa nuk është hedhur poshtë zyrtarisht. E ftuar në prill te “E Diell”, Hajati nuk mundi t’i shpëtonte një pyetjeje rreth lidhjes së shumëpërfolur me Zerkën.

“Beautiful [prodhim kinematografik] ka zgjatur me vite të tëra, ndaj sa më shumë ta zgjasim këtë histori, aq më shumë lekë marrim nga reklamat,” u përgjigj këngëtarja.

Ronela shtoi gjithashtu se kanë ndërmend të vazhdojnë në këtë mënyrë edhe 5 vite të tjera, por jo domosdoshmërisht do të ketë një fund të lumtur.

"Nuk i dihet çfarë ndodh deri në fund se varet dhe nga regjisori. Me rëndësi është që unë po e shijoj telenovelën sepse jam aktore shumë e mirë.”
Shtuar më 03/11/2019, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori