Janë apo jo shtatzëna? Fatma dhe Aulona tregojnë të vërtetën (FOTO LAJM)

Të gjithë menduan ç’rastësi e ëmbël kur lexuan lajmin se moderatoret Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta janë sërish shtatzëna në të njëjtën periudhë. Por sa i vërtetë është ky lajm?

Dy moderatoret, që janë edhe mikesha të ngushta, kanë reaguar sot, duke treguar se nuk ka asgjë të vërtetë në atë që po qarkullon.

“Faleminderit të gjithëve për interesimin miq e mikesha të dashura, por asnjë nuk është shtatëzanë”, u shpreh Fatma në një postim në Instagram, ndërsa Aulona tregoi se në 24 orë i është mbushur inboxi me urime.

Lajmi nisi të përhapet pas një fotoje, ku dy moderatoret shiheshin me teste shtatzanie në duar. Por Fatma ka sqaruar se ajo foto është bërë në kuadrin e një reklame që po përgatitet për një produkt farmaceutik. Kujtojmë që Fatma dhe Aulona janë bërë nëna në të njëjtën kohë pak vite më parë.
Shtuar më 15/12/2019, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori