Jamie Dornan nënshkruan kontratën për "Fifty Shades of Grey"
Dikur mendonte se filmi "Fifty Shades of Grey" do ti shkatërronte karrierën e tij, por kjo gjë nuk ka ndodhur, madje situata tashmë ka ndryshuar. Aktori Jamie Dornan është mjaft i kënaqur që roli i tij është pritur mjaft mirë dhe se problemet që ai mendonte që mund ti haste me bashkëshorten janë shuar, pasi shifra që ai do të marrë është mjaft e majme.

Kjo gjë duket se i ka ndryshuar mëndjen aktorit, i cili ka dhënë edhe një prononcim lidhur me këtë çështje. Jamie Dornan mund të përfitojë rreth 5 milionë dollarë për të interpretuar sërish personazhin Christian Grey në filmin e dytë të sagës "Fifty Shades of Grey".

Sipas "Daily Star", rritja e pagës në mënyrë të konsiderueshme ka bërë që aktori të ndërrojë mendje. Për filmin e parë, Dornan është paguar 100 000 dollarë, ndërsa kontrata e re do e shumëfishojë fitimin e tij.

Jamie ka nënshkruar kontratën e re dhe është shumë i kënaqur, oferta ishte shumë e mirë për t’u refuzuar. Ai ishte gati të tërhiqej nga roli pasi mendonte se Christian Grey do i dëmtonte karrierën, por mendjen i'a ktheu oferta e majme”, ka thënë një burim anonim për "Daily Star". /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2015, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori