Jamie Dornan heq dorë nga “50 Shades of Grey”
Aktori Jamie Dornan do të jetë në serinë e tretë dhe të fundit të “Fifty Shades of Grey”. Por për të gjithë fansat e tij ai ka edhe një lajm jo fort të mirë. Nëse do të ketë një seri të katërt, ai ka thënë se nuk do të jetë pjesë e kastit.

Ylli irlandez sapo ka përfunduar xhirimet e “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”, por është i vendosur të mos jetë më pjesë e këtij filmi.

“Kemi përfunduar xhirimet e dy filmave dhe e mbylla me kaq”, ka thënë ai për “The Sun”. “Heq dorë përfundimisht nga “Fifty Shades”, ka shtuar aktori 34 vjeçar. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2016, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori