Shpërthimi me tritol në një banesë në Fushë Krujë, flet pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e djeshme në banesën në pronësi të Mehmet Baftjarit në Fushë-Krujë.

Mësohet se ky i fundit ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me askënd.

Mehmet Baftjari është me origjinë nga Kukësi.

Eksplozivi shpërtheu në pjesën e pasme të banesës dhe pati vetëm dëme materiale.

Njoftimi i djeshëm i policisë:

Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./