"Jam transgjinor, më thërrisni Ai", aktorja e famshme shokon fansat (FOTO LAJM)
Aktorja e famshme, e nominuar për Oskar, Ellen Page, ka dalë si një mashkull
transgjinor me emrin
Elliot.
Aktori 33-vjeçar shkoi në Tëitter të martën në mëngjes, duke i bërë me dije fansave të saj se kishet vendosur të jetonte
jetën e saj siç gjithmonë kishte dëshiruar.
“Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju që jam trans, përemrat e mi janë ai/ata dhe emri im është
Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë. Të kem arritur në këtë vend në
jetën time.
Elliot falënderoi të dashurit e tij për mbështetjen dhe u dha meritë ndjekësve në komunitetin
transgjinor “të cilët tashmë e kanë bërë botën një vend më të mirë”.
“Ndiej mirënjohje të jashtëzakonshme për njerëzit e pabesueshëm që më kanë mbështetur gjatë këtij udhëtimi. Nuk mund të filloj të shpreh sa e mrekullueshme ndihet të dua më në fund atë që jam, aq sa të ndjek vetveten time autentike”, tha ajo.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 10:54