Ja urimi i Gencit për ditëlindjen e Enit (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh përflitet se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të reja në botën e showbizit.

Pavarësisht se kjo nuk është pranuar apo mohuar nga asnjëra pale akoma vazhdojnë të ngrihen dyshime apo aludime duke u bazuar edhe në postimet në rrjetet e tyre sociale.

Pikerisht ditën e djeshme Eni ka festuar ditëlindjen dhe Genci i ka bërë një urim plot dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen En. Shumë fat, shëndet dhe suksese në ditët që vijnë. Uroj të jesh e lumtur në çdo ditë që zbardh. E rrethuar gjithnjë me njerëzit që i do dhe të duan. U befsh 100”- shkruan Genci përbri fotos së Enit, duke e shoqëruar me një emoji zemër.

Por mund të themi se kjo foto e postuar nga këngëtari vazhdon ti ngrejë edhe më shumë dyshimet për diçka të mundshme mes tyre, gjë të cilën mund ta sqarojnë vetëm ata. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2017, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori