Ja supermodelja që s'ka fat në dashuri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pavarësisht faktit se ajo aktualisht është një ndër supermodelet më të kërkuara, nga ana tjetër nuk është fare e favorizuar në aspektin e dashurisë. Është vetëm 21 vjeç dhe eksperincat e mëparshme kanë qënë me VIP-a, por ajo është shprehur se ende nuk ka gjetur princin e saj të kaltër. Sipas Nina Agdal, meshkujt kanë frikë që t’i afrohen.

“Mund të them se është një situatë dëshpëruese. Nuk e kam aspak problem që të josh shtëpi mode, por kur bëhet fjalë për meshkuj, nuk kam aspak fat. Ata duket sikur kanë frikë nga unë dhe nuk më afrohen”, ka thënë modelja e njohur.

Pak muaj më parë ajo ishte e lidhur me këngëtarin Max George, por ai e la pas spekulimeve se flirtoi me Leonardo Di Caprion. Më parë ka qenë e lidhur edhe me këngëtarin tjetër Adam Levigne. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori