Ja si u festua ditëlindja e Monika Kryemadhit (VIDEO)
Monika Kryemadhi duket se është një personazh mjaft i dashur për të rinjtë, me theks të veçantë ata të LRI, të cilat i kanë realizuar ndoshta një ndër ditëlindjet më të bukura.

Një surprizë e vërtetë ka qënë për bashkëshorten e kreut të Kuvendit, së cilës i kënduan në kor mjaft të rinj të cilët e prisnin poshtë ndërtesës. 41 vjetori i saj nuk i ka shpëtuar as Olti Currit, i cili ka postuar një video nga përjetimet e kësaj feste.

"Një urim special për ditëlindjen e Monika Kryemadhit. Dhjetëra të rinj, në momentin e hyrjes së ditës 9 prill, u mblodhën poshtë shtëpisë së politikanes së njohur duke kënduar "Shumë urime për ty"...më pas ata nuk janë mjaftuar me përshëndetjen nga ballkoni, por kanë kërkuar në kor që Monika të zbresë.

E emocionuar dukshëm, ajo ka takuar të rinjte dhe ka marrë tufa me lule si dhuratë", vijon postimi i tij. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori