E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Ja si e përjetoi skenën e Eurovizionit Venera Lumani
Këngëtarja nga Maqedonia, Venera Lumani, ka rrëfyer në një intervistë se emocionet që mori nga skena e madhe e Eurosongut si dhe urimet në backstage kanë qenë të veçanta.

Sipas Venerës, detyra për shqiptarët u bë në maksimum. “Ishte një eksperiencë e paharrueshme. Çdo gjë shkoi super.

I jam shumë mirënjohëse Enedës që më zgjodhi mua të isha pjesë e asaj skene magjike. Patjetër që kishim emocione, por mund të them që ishin emocione pozitive. Me pak fjalë punën tonë e bëmë”, ka thënë ajo për “Bluetooth”. Ajo ka shtuar më tej se atmosfera mes stafit shqiptar ka qenë shumë e mirë dhe se të gjithë përjetuan emocione pozitive me njëri-tjetrin. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2016, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori