Ja si e feston Luana ditëlindjen e Krenarit (FOTO LAJM)

Një nga ciftet më të përfolura në showbizin shqiptar është lidhja mes moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe biznesmenit Krenar Çoçaj.

Ditët e fundit doli një fotografi e tyre ku dukeshin së bashku e cila në fakt ishte fotoja e parë publike e tyre.

Por Luana dhe Krenari kanë më shumë se një vit së bashku edhe pse lidhjen e tyre nuk e kanë konfirmuar ende.

Por këtë herë moderatorja bukuroshe Luana Vjollca ka publikuar në rrjete sociale një foto me dy gota shampanjë dhe duke shënuar krahas saj datën 10 korrik, e cila përkon me ditëlindjen e partnerit të saj Krenar Çoçaj.

Këtë mënyrë sërish mjaft diskrete Luana ka treguar se po feston ditëlindjen e partnerit të saj në mënyrë mjaft romantike. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2017, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori