“Tërbohet” deti në Norvegji, përpin tetë shtëpi (VIDEO)

Qyteti i Altas në veri të Norvegjisë ka përjetuar një katastrofë të rrallë natyrore. Në këto pamje është regjistruar i gjithë procesi i shkëputjes së tokës, mbi të cilën ishin ndërtuar 8 shtëpi.

Rrëshqitja e fortë e dheut i ka veçuar ato në det. Fatmirësisht nuk janë raportuar viktima apo të plagosur, pasi banorët janë evakuuar që në momentet e para të ngjarjes së pazakontë.

Autoritetet bënë të ditur se rrëshqitja ishte 650 metra e gjerë dhe150 metra e thellë. Banesat u shkatërruan plotësisht, bashkë me to edhe katër rezidenca pushimesh.

Zyrtarët po monitorojnë tokën për lëvizje të mëtejshme gjatë ditëve në vijim, si dhe nivelin e detit. Rrëshqitjet e dheut në Norvegji ndodhin në çdo dy vjet, por përmasa të tilla shkatërruese nuk janë parë asnjëherë.


Shtuar 7.06.2020 07:42