Thellohet skandali në kadastrën e Durrësit: Dëmtime masive në regjistra

Skandali në kadastrën e Durrësit, vijon të thellohet. Burime nga Prokuroria, bëjnë të ditur për ABC se në këtë hetim do bashkëpunojnë disa prokurorë, pasi është një hetim i vështirë. Aktualisht po kontrollohen regjistrat e dëmtuar. Nga verifikimet e deritanishme janë konstatuar dëmtime të mëdha.

“Do jetë një punë e gjatë dhe e vështirë për të dalë në konkluzione pasi bëhet fjalë për një hetim me shumë se 25-vjeçar.” thanë burime për ABC.

Ndërkohë mësohet se jo të gjithë dokumentacionet kanë probleme të karakterit të falsifikimit, po janë të dëmtuar në kuptimin e mosmirëmbajtjes. Prokuroria bënë të ditur se është në fazën fillestare të hetimit dhe se kjo do jetë një punë e vështirë dhe voluminoze.

Faza fillestare e hetimit ka të bëj me verifikimin e dëmit dhe më pas hetimi do thellohet më shumë, ku do merren në pyetje si qytetarë ashtu edhe personel. Prokuroria kërkon si ndihmë edhe bashkëpunimin e stafit të Kadastrës.