MOTI/ Keni bërë plane për nesër? Parashikimi për ditën e diel mund t’ju surprizojë

Edhe ditën e nesërme mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në zonat e thella malore do kemi reshje dëbore.

Parashikohet  që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do kemi ndërprerje të reshjeve.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./albeu.com/


Shtuar 5.02.2022 23:41