Bomba e transferimeve në horizont, Lewandowski ka zbuluar se ku dëshiron të vazhdojë karrierën!

Këtë sezon është bërë e qartë se Robert Lewandowski do të largohet nga skuadra e Bayernit ose në verë ose pas skadimit të kontratës.

Megjithatë, drejtuesit e klubit të famshëm me siguri do të provojnë një mënyrë për ta shitur atë tani dhe për të fituar diçka prej tij sesa ta lënë të shkojë si lojtar i lirë.

Ndërkohë, ka pasur informacione se Lewandowski ka shprehur dëshirën për të luajtur për Barcelonën dhe dyshohet se klubi katalanas tashmë ka një ofertë të gatshme për sulmuesin.

Thuhet se Barça është gati t’i ofrojë polakut një kontratë katërvjeçare deri në verën e vitit 2026.

Lewandowski është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Bayernit me 339 gola, ndërsa këtë sezon ai ka shënuar tashmë 45 në 37 ndeshje, edhe pse është 33 vjeç. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2022 17:46