Ja kush janë surprizat për sezonin e ri në ekranet shqiptare
Pëlqej
Shumë surpriza do të sjellë muaji shtator, i cili përkon me sezonin e ri, ndërsa do të këtë disa rrikthime të prezantueseve me projekte të reja.

Duke i'u referuar suplementit “Bluetooth”, prezantuesja Armada Toska, do të rrikthehet në drejtimin e “Dancing With The Stars”, spektakli në "Vizion Plus", që sivjet është në edicionin e tij të pestë. Në edicionin e shkuar, ajo u zëvendësua nga dyshja simpatike Jonida Maliqi dhe Armina Mevlani.

Një format i ngjashëm do të shfaqet për herë të parë në "TV Klan". Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, sjellin spektaklin “Dance With Me”, një formulë e ngjashme me atë të “Dancing With The Stars”. Gjatë këtij spektakli, yjet do të mësojnë të vallëzojnë me njëri-tjetrin, e jo me balerinë profesionistë.

Risi do të ketë edhe "Top Channel". Moderatorja Arbana Osmani, po përgatitet për të qenë nën drejtimin e një emisioni me biseda e të ftuar, që flitet se do të transmetohet rreth orës 23:00. /albeu.com/

Shtuar më 04/08/2014, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori