Ja kush është supermodelja që u shkatërrua pas ndarjes nga Johnny Depp (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kate Moss aktualisht është një ndër supermodelet më të kërkuara, e ndërsa posedon linjën e saj të veshjeve. Pavarësisht këtij rrugëtimi që ajo ka kaluar, jo çdo gjë ka shkuar mësë miri, pasi më herët ajo ka pasur probleme me drogën dhe alkoolin. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e ndarjes me aktorin Johnny Depp.

Një libër që tashmë është hedhur në treg, tregon të detajuar periudhën e vështirë që supermodelja ka kaluar, ndonëse ajo më herët ishte konsumatore e drogës.

Ndarja me aktorin simpatik e ka gjunjëzuar atë, madje duke përfunduar edhe në një qëndër rehabilitimi. Detajet janë bërë publike në librin më të fundit të Maureen Callahan. Libri mban titullin Champagne Supernova dhe në të citohet: “Johnny i shkatërroi zemrën. Ajo u mërzit aq shumë sa u hodh në krahët e drogës, heroinës e alkoolit”. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori