Ja kush është princi i kaltër i sulltaneshës Hyrrem
E ashtëquajtura sulltanesha Hyrrem, nga seriali "Sulltani i Madhërishëm", tashmë është në një tjetër etapë në jetën e saj, ndërsa ka rigjetur dashurinë.

Aktorja turke me origjinë gjermane, Meryem Uzerli, ka vendosur të martohet me biznesmenin Allp Ozkan, i cili është 17 vite më i madh se ajo.

Dasma që planifikohet të bëhet në vjeshtë, do jetë kurorëzimi i një marrëdhënieje të konsoliduar.

“Janë shumë të lumtur, janë të dashuruar, dëshirojnë që ajo ditë të vijë sa më shpejt dhe të jetë në veçanti romantike, diku buzë detit. Madje janë duke bërë listën e mysafirëve”, ka thënë një shoqe e afërt e aktores. /albeu.com/

Shtuar më 07/06/2016, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori