Shumë prej fansave të saj e krahasojnë me Beyoncen, kjo edhe për hir të flokëve me gërsheta. Por Elvana Gjata nuk ka të ndalur me postimin e fotove, ku duket shumë joshëse.
Pas kopertinës së revistës ndërkombëtare “Velvet”, është stilisti i famshëm
italian i getave, Emilio Cavallini që ka pranuar një bashkëpunim me artisten në një set
fotografik, pjesë e
promovimit të
albumit të ri të saj, që pritet të dalë së
shpejti.
Këngëtarja ka bashkëpunuar me fotografin shqiptar, Eugeni Qose që është edhe fotografi zyrtar i stilistit
italian. Fotot të cilat janë bardh e zi, kanë marrë shumë komente pozitive. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2014,
ora 13:43