Ja kush është aktorja më e paguar në Amerikë
Pëlqej
Sofia Vergara ështe renditur nga revista “Forbes” për të tretin vit me radhë, në krye të klasifikimit të aktorëve më të paguar të ekranit në Amerikë.

Aktorja kolumbiane e cila luan Gloria Delgado-Pritchett në serialin “Modern Family”, thuhet se fiton rreth 352 mijë dollarë për çdo episod të komedisë. Shuma që ajo paguhet është e majme, dhe sipas një llogarie të thjeshtë ajo ka arritur të fitojë një vlerë prej 37 milionë dollarësh nga muaji qershor i vitit 2013, deri në qershor të këtij viti.

42-vjeçarja është bashkëthemeluese e "Latin World Entertainment", e cila është një firmë marketingu./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori