Ja kush e torturonte DiCaprion
Të dy aktorët e famshëm Leonardo DiCaprio dhe Johnny Depp janë njohur me njëri-tjetrin dhe më publikun në filmin, “What’s Eating Gilbert Gape” në vitin 1993.

Johnny Depp ka thënë se e ka “torturuar” aktorin Di Caprio në xhirimet e këtij filmi. DiCaprio atë kohë ishte vetëm 19 vjeç.

“Unë e respektoj Leon shumë. Ai ka punuar shumë në atë film, duke u munduar që të japë më të mirën e tij dhe unë e torturoja atë – vërtetë e torturoja” ka thënë Depp gjatë festivalit internacional të filmit në Santa Barbara, transmeton Klan Kosova.

Depp me keqardhje ka thënë se Leon e ka ngacmuar shumë.

“Ai gjithmonë fliste për video lojëra. Unë i thoja se nuk do ta lejoja të pinte cigare derisa fshihej nga nëna e tij” ka shtuar aktori.

Megjithatë ai nuk ka nguruar të tregojë dhe respektin e madh qe ka ndaj kolegut të tij, Leonardo Di Caprio./Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2016, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori