Ja kush do të jetë prezantuesja dhe opinionisti i ‘Big Brother Fun Club’!
Emisioni “Big Brother Fun Club” që transmetohej një ditë pas spektaklit të të shtunës, do të vazhdojë edhe këtë sezon.

Në Fun Club diskutoheshin temat më të nxehta dhe ftoheshin në studio banorët që largoheshin nga shtëpia.

Prezantuesja e Fun Club edhe këtë herë do të jetë Albana Osmani ndërsa opinionist Olti Curri.
Tashmë duket se edhe publiku është mësuar me kiminë që kanë Albana dhe Olti gjatë emisionit, shkruan Blitz.al.

Këtë vit do të ndryshojë studio e Fun club¬it dhe ajo do të jetë brenda shtëpisë së Big Brother. /Albeu.com/

Shtuar më 06/03/2017, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori