Mediat franceze ngrenë alarmin: Kulla Eifel ka nevojë urgjente për riparim

Kulla Eiffel është e mbushur me ndryshk dhe ka nevojë për riparime të plota, por në vend të kësaj po i jepet thjesht një bojë përpara Lojërave Olimpike 2024 në Paris, sipas raporteve konfidenciale të cituara nga revista franceze Marianne.

Kulla prej hekuri e lartë 324 metra, e ndërtuar nga Gustave Eiffel në fund të shekullit të 19-të, është ndër vendet turistike më të vizituara në botë, duke mirëpritur rreth gjashtë milionë vizitorë çdo vit. Megjithatë, raportet konfidenciale nga ekspertët e cituar nga Marianne sugjerojnë se monumenti është në një gjendje të keqe dhe i mbushur me ndryshk.

Kulla aktualisht po i nënshtrohet një rilyerjeje që kushton 60 milionë euro në përgatitje të Olimpiadës 2024, hera e 20-të që Kulla rilyhet.

“Rreth 30% e kullës supozohej të ishte zhveshur dhe më pas të ishin aplikuar dy shtresa të reja, por vonesat në punë të shkaktuara nga pandemia COVID dhe prania e plumbit në bojën e vjetër do të thotë se vetëm 5% do të trajtohen”, tha Marianne.

SETE heziton të mbyllë kullën për një kohë të gjatë për shkak të të ardhurave turistike që do të humbasin, shtoi media.

“Nëse Gustave Eiffel do të vizitonte vendin, ai do të pësonte një atak në zemër,”- u shpreh njëri prej menaxherëve të kullës