Ja ku po pushojnë aktorët e Portokallisë këto ditë vere (FOTO LAJM)

Tashmë është bërë traditë që spektakli i humorit “Portokalli” kthehet në një show lëvizës në verë.

Ata bëjnë disa spektakle në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke ri sjellë personazhet më të suksesshme të sezonit, në skenat e hapura.

Ndërkohë, secili prej tyre përfiton nga ditët e pushimit për t’u relaksuar në plazhe.

Salsano Rrapin me të shoqen, Albana Ferhatin, aktoren e rolitfamshëmBukrës dhe miq të tjerë janë fotografuar në Dhërmi duke shijuar pushimet, shkruan Panorama.

Gjithashtu, edhe Flori, sozia e kryeministrit Rama dhe “polici i famshëm”, ka zgjedhur Dhërmiun për të pushuar në fundjavë bashkë me familjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 20:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori