Rezarta Shkurta - Ajo njihet nga të gjithë si këngëtare, por pasionet e saj janë të shumta. Në fakt kënga nuk është profesioni i vetëm i Rezarta Shkurtës. Ajo ka treguar se është një piktore dhe fotografe shumë e talentuar. Fotot e saj, të personazheve të njohura shpesh kanë zënë faqe të tëra në shtypin rozë. Megjithatë nuk janë vetëm këto hobet e saj. Një pasion tjetër i këngëtares simpatike është deti, por jo vetëm plazhi. Rezarta na ka treguar se mund të rrijë me orë të tëra në det si zhytëse. Bota nënujore është një magji më vete dhe Rezarta gjatë verës i dedikon vetes kohën e mjaftueshme për të eksploruar sekretet nënujore. Pas këtij sporti është tepër e apasionuar edhe këngëtarja tjetër e njohur Elsa Lila.