Ja çfarë mendon Miriam Cani për këngën e re të Erës! (FOTO LAJM)

Këngëtarja Era Istrefi ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e saj të re në bashkëpunim me Dj e famshëm Felix Snoë, pas suksesit të saj ndërkombëtar me këngën Bon Bon.

Të shumtë kanë qenë edhe artistët që kanë shprehur përkrahjen mbi yllin në ngjitje dhe një prej tyre është këngëtarja e suksesshme Miriam Cani.

Këngëtarja e cila ka provuar suksesin edhe në Gjermani ka publikuar këngën e Erës në rrjetet sociale ndërsa e cilëson atë si një vajzë me guxim që fitoi tregun duke mos ndjekur trendet e të tjerëve.

‘Mendoj qe sekreti i @strefie eshte qe nuk ka bere kompromise duke ndjekur “trendet” e ketij “tregu” me “shpresen” ne “sukses”.
Ajo keshtu u prezantua qe nga dita e pare ndaj dhe koha e vleresoi.
Te guxosh eshte gjithmone rrezik dhe thike me dy presa por kur suksesi vjen ai eshte i vertete dhe i merituar’ – shkruan këngëtarja në postimin e bërë./Albeu/
Shtuar më 04/03/2017, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori