Aventura në liqenin e ngrirë, sportisti mbetet i bllokuar nën akullin e trashë (VIDEO)

Boris Oravec nga Sllovakia është një sportist profesionist në hokej, “ice cross” dhe crossfit, të cilit një aventurë i ka kushtuar shumë.

Edhe pse atij i pëlqen të testojë kufijtë e tij dhe të ndajë aventurat me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, kjo e fundit ka qenë ndër aveturat më të frikëshme.

Llogaria e 31-vjeçarit në Instagram na zbulon dashurinë e tij për sportin, teksa poston vazhdimisht video që e tregojnë duke u stërvitur në palestër, duke notuar dhe duke bërë “magjitë” e tij në akull.

Megjithatë, ka raste kur edhe një sportist profesionist me përvojë mund të gjendet në situata shumë të vështira.

Oravec u përpoq të notonte në një liqen të akullt në zonën Vysoké Tatry . Plani i atletit të ri ishte të zhytej në ujërat e akullta nga një vrimë në akull dhe të dilte nga një tjetër, disa metra larg, por gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishin parashikuar.

Për disa sekonda e gjitha skuadra ishte në panik, ndërsa mundoheshin të thyenin akullin që sportisti të dilte në sipërfaqe.

Fatmirësisht disa momente më vonë artisti arriti të dilte në sipërfaqe pa patur asnjë dëmtim.