Ja e vërteta e këngës së Robert Berishës, zbardhet kontrata (FOTO)

U përfol se bashkëshorti i Nora Istrefit ka realizuar një këngë të vjedhur, por duket se asnjë nga këto zëra që qarkulluan në mediat rozë nuk është e vërtetë.

Madje Robert Berisha ka dashur që të jetë transparent me të gjithë fansat e tij, sa të bëjë publike edhe një kontratë.

“Me produksionin Amma nga Rumania kam bashkëpunuar edhe më herët dhe jemi shkëmby me projekte.

Kanë vdekur ato kohëra kur dikush mundet me vjedh kangën edhe me publiku në “Youtube”, të gjithë e dinë këtë punë.

Kënga më ka pëlqy dhe vendosa me këtë këngë me fillu karrierën si këngëtar”, ka thënë Roberti pёr "Express", duke paralajmёruar edhe pёr projektin e radhёs qё do tё publikohet nё muajin korrik. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori