Ja e vërteta e denoncimit të Zajmina Vasjarit
Motra e Zajmina Vasjarit ka hedhur dritë mbi atë që u kthye në lajm dite, denoncimi nga fqinja e saj pas përmbytjes së biznesit. "Ne e kemi sqaruar këtë çështje që ditën kur ndodhi me fqinjen", thotë ajo për "Anabel.al". "Dhe ramë në një marrëveshje, që do t’i shlyejmë ne të gjitha paratë për dëmet e shkaktuara. Çështja nuk ka shkuar në prokurori, ky është një ekzagjerim absurd!".

Motra e Zajminës është rrëfyer më tej se incidenti ka ndodhur më 19 prill, në një kohë kur 28-vjeçarja nuk ndodhej në ambjent, duke mos qenë në dijeni të rrjedhjes së ujit.

E pyetur nëse konflikti është zgjidhur me bisedime apo në rrugë policore, ajo thotë: "Jo, nuk ka pasur asnjë lloj denoncimi". Edhe në rast të kundërt, mbetet e paqartë përse banorja e një kati më poshtë, do ta çonte këtë çështje deri në padi, duke pasur mundësinë e një marrëveshjeje me anë të bisedimit. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2016, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori