Putin njohu pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës, Xhaçka: E dënojmë vendimin e Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, përmes një konferencë për shtyp është shprehur se Rusia do të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, Donetsk dhe Luhansk.

Pas këtij vendimi ka ardhur reagimi i ministres së Punëve të Jashtme, në Shqipëri, Olta Xhaçka e cila përmes një statusi në Tëitter shprehet se dëmon njohjen nga Rusia të pavarësisë së Donetsk & Luhansk.

Më tej Shprehet se Shqipëria do t’i qëndrojë pranë Ukrainës.

“Shqipëria dënon njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve ukrainase Donetsk & Luhansk. Kjo është shkelje e së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjes së Minskut si dhe shkelje e integritetit dhe sovranitetit territorial të SHBA. Shqipëria qëndron i bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”./albeu.com