Gati për fëmijën e dytë me avokatin maqedonas, por çfarë po e pengon Adelina Tahirin (VIDEO)

Në gusht të vitit 2018, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Nga martesa e saj me avokatin Serjozha Markov solli në jetë djalin e saj të parë të quajtur Jon.

Jon është tashmë 1 vjeç e gjysmë dhe mami Adelina po mendon të bëjë një fëmijë të dytë.

Në një bisedë me Skype në emisionin “Ftesë në5” ajo u pyet lidhur me planet për zgjerimin e familjes dhe Adelina tha se është gati për një fëmijë të dytë.

Megjithatë, ka diçka që e pengon!

Këngëtarja tha se nuk e përjeton mirë shtatzëninë, pasi me Jonin shtoi shumë kile.

Ajo tha se periudha e pritjes së ëmbël për të ishte e vështirë, pasi edhe temperaturat e larta e përkeqësonin edhe më shumë situatën.

“Nuk do e lë Jonin vetëm, po e mendojmë një fëmijë të dytë”, tha këngëtarja ndër të tjera.

Kujtojmë se këngëtarja 2 vite më parë u martua me biznesmenin 53-vjeçar dhe çdo gjë ishte private.


Shtuar 7.05.2020 06:53