Ja artistët që do bojkotojnë “Top Awards”
Top Awards mesa duket ka prishur marrëdhëniet e mira mes artistëve.

Mediat rozë bëjnë me dije se këtë event do ta bojkotojnë shumë artistë shqiptar. Labeli i njohur Babastars nuk do të jenë pjesë e tij, edhe pse janë nominuar në disa kategori.

Gjithashtu reperi 2Ton ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e këtij spektakli. Ditët po afrojnë, ku në 24 qershor Top Awards do të shpallë fituesit sipas kategorive.

Sikundër qarkullojnë shumë zëra, këto në kuadrin e thashethemeve, duket se artistët mendojnë se në këtë event nuk ia vlen të marrësh pjesë, pasi çmimet janë vendosur më herët. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2016, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori