Derbi I Machesterit/ Solskjaer varet nga Ronaldo, Guardiola kërkon shkëputjen

Sot në Premier League do të shikojmë supersfidën midis Manchester United- Manchester City, në orën 13:30 , stadiumi “Old Trafford”.

Solskjaer kërkon një fitore që do të thoshte shumë për të dhe ekipin gjithashtu. Manchester United nëse do të fitojë sot atëherë do të shkonte me pikë të barabarta me Cityn.

Tekniku norvegjez është nën presion dhe një humbje tjetër në shtëpi nuk do ishte pozitive për të. Old Trafford nuk do ta duronte dot një tjetër humbje në shtëpi sidomos nga rivali i tyre , Manchester City.

Solskjaer mbështetet tek Ronaldo, portugezi është I etur për të shënuar në ndeshje të mëdha e për të nxjerrë nga situata ekipin e tij. Ronaldo është ilindur për të qënë vendimtar dhe sot ka shansin për ta vërtetuar këtë gjë më së miri.

Ronaldo ka një rekord personal kundër Pep Guardiolës. Në 16 ndeshje të luajtura ndaj ekipeve të Guardiolës, Ronaldo  ka fituar 4 herë, barazuar 4 herë dhe humbur 8. Por gjithashtu ka shënuar 7 gola ndaj tij.

Manchester City nuk ka luksin të gabojë sot, një humbje do të kushtonte shtrejntë në tabelën e Premier League. Ndeshjen e fundit ata humbën në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj Crystal Palace.

Sot Guardiola do të tentojë fitoren edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e tensionuar./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.11.2021 08:59