Ivanka Trump shijon pushimin me fëmijët pas udhëtimit në Gjermani (FOTO & VIDEO)
Ivanka Trump u kthye në shtëpinë e saj në Uashington të mërkurënn pas udhëtimit të saj të parë ndërkombëtar si anëtare e administratës
Trump dhe menjëherë mori pjesë në disa biznese të rëndësishme.
Nëna tre fëmijëve postoi një
video ku tregonte se ajo dhe
fëmijët e saj po kalonin pasditen në Parkun Dumbarton Oaks Conservancy, një
park publik në lagjen Georgetown të qytetit.
Në
video 35 vjeçarja shihet duke mbajtur në krahë vogëlushin e saj të adhurueshëm, ndërsa i fryn një luleradhiqeje dhe i thotë djalit të saj të shprehë një dëshirë.
Arabella, 5 vjeç dhe Jozefi, 3, ishin gjithashtu në
park, ndonëse jo në videon e postuar nga nëna e tyre, përcjell Albeu.com.
Për udhëtimin në
park,
Ivanka, që njihet për takat e larta, ishte veshur njësoj si çdo nënë do të bënte për të kaluar ditën me
fëmijët, me flokët e saj bisht, xhinse, çantë shpine dhe syze dielli.
Theodore, i cili sapo mbushi një vjeç një muaj më parë dukej i kënaqur teksa shihte nënën e tij duke luajtur.
Ivanka mori pjesë një ditë më herët në Samitin e Grave në Berlin
Ajo foli në panel krahas Kancelares gjermane Angela Merkel dhe kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde.
Në një moment,
Ivanka tërhoqi vëmendjen duke mbrojtur babain e saj para publikut kryesisht femër.
"Unë jam shumë krenare për përkrahjen e babait tim", tha
Ivanka, duke shtuar se ajo besonte se presidenti ishte një 'kampion i madh i mbështetjes së familjeve". /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2017,
ora 16:56