Ivanka Trump shijon pushimin me fëmijët pas udhëtimit në Gjermani (FOTO & VIDEO)

Ivanka Trump u kthye në shtëpinë e saj në Uashington të mërkurënn pas udhëtimit të saj të parë ndërkombëtar si anëtare e administratës Trump dhe menjëherë mori pjesë në disa biznese të rëndësishme.

Nëna tre fëmijëve postoi një video ku tregonte se ajo dhe fëmijët e saj po kalonin pasditen në Parkun Dumbarton Oaks Conservancy, një park publik në lagjen Georgetown të ​​qytetit.

video 35 vjeçarja shihet duke mbajtur në krahë vogëlushin e saj të adhurueshëm, ndërsa i fryn një luleradhiqeje dhe i thotë djalit të saj të shprehë një dëshirë.

Arabella, 5 vjeç dhe Jozefi, 3, ishin gjithashtu në park, ndonëse jo në videon e postuar nga nëna e tyre, përcjell Albeu.com.

Për udhëtimin në park, Ivanka, që njihet për takat e larta, ishte veshur njësoj si çdo nënë do të bënte për të kaluar ditën me fëmijët, me flokët e saj bisht, xhinse, çantë shpine dhe syze dielli.

Theodore, i cili sapo mbushi një vjeç një muaj më parë dukej i kënaqur teksa shihte nënën e tij duke luajtur.

Ivanka mori pjesë një ditë më herët në Samitin e Grave në Berlin

Ajo foli në panel krahas Kancelares gjermane Angela Merkel dhe kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde.

Në një moment, Ivanka tërhoqi vëmendjen duke mbrojtur babain e saj para publikut kryesisht femër.

"Unë jam shumë krenare për përkrahjen e babait tim", tha Ivanka, duke shtuar se ajo besonte se presidenti ishte një 'kampion i madh i mbështetjes së familjeve". /albeu.com/




Shtuar më 27/04/2017, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori