Ivanka Trump prej dy vitesh nuk e heq dot qafe këtë “mallkim”
Pëlqej
Ivanka Trump ka rreth dy vite që po përpiqet të heqë qafe një qpartament të sajin në New York në Park Avenue.

Ajo e nxori në shitje dhe i vuri çmimin e kripur prej 4.1 milionë dollarë por nuk ia doli dot ta shiste.

Ndaj ajo vendosi ta jepte me qira por për pak muaj e uli qiranë në së paku tri herë, duke vënë shifrën $10,450 në muaj shkruan Albeu.com.

Kjo shtëpi nuk është aspak e vjetër, përkundrazi është një fole luksi. Por ajo ishte dikur një nga apartamentet më të shtrenjta të Donald Trump i cili u largua nga ty me protesta të dhunshme nga banorët e zonës të cilët nuk e donin.

Dhe mesa duket që atëherë ai apartament është konsideruar si i mallkuar nga ana financiare sepse askush nuk pranon ta blejë apo të jetojë aty qoftë edhe me qira.

Tashmë Ivanka i ka ulur edhe më shumë çmimet por duket se asgjë nuk ndërmend të ndryshojë.

Gjtihsesi kjo nuk është hera e parë që familjes Trump i ndodh dicka e tillë pasi më parë teksa kishin një dyqan me rrobat më të shtrenjta, çmimet shkuan nga 25.000 nën 100 dollarë duke falimentuar totalisht. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2018, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori