Iva Aliko ndërron mendje: Politikanët nuk më kërkojnë seks, duan vetëm...
Iva Aliko është e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit në “Klan TV”. Por ndryshe nga cfarë ka deklaruar më parë, Aliko ka ndryshuar version.

Ajo ka folur për dy politikanët që i kanë kërkuar seks dhe kësaj here thotë se njërin prej tyre e ka takuar në një lokal jashtë Tirane, por se me të ka konsumuar veç një pije.

"Nuk më kërkojnë seks, por thjesht më kanë kërkuar të dal për një gotë. Kam dalë me njërin jashtë Tiranë, por jo se më ka kërkuar seks. Është një keqkuptim”, është shprehur Aliko te Çani.

Ajo nuk e zbulon emrin e politikanit, por thotë se e ka pasur mik përpara dhe se e kishte takuar para një muaj e gjysme thjesht si shok.

Ajo ka folur edhe për deputetin nga Kosova. Për të ajo thotë se është në lidhje dhe se bashkë me të i kanë parë gazetarë në Kosovë dhe nuk e kanë parë të arsyeshme që t’ua publikojnë fotot.

E pyetur nëse ai është i martuar, Iva Aliko tha se nuk dëshiron më të flasë për këtë temë./Albeu.com/
Shtuar më 20/01/2017, ora 21:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori