Iva Aliko: Do të flirtoja me Sali Berishën
Një tjetër vajzë “kurajoze” dhe këngëtare shqiptare e sapo afirmuar, është shprehur se nuk e ka problem të luajë një film erotik.

Iva Aliko, gjatë një interviste dhënë në emisionin "Oktapod" të Turjan Hyskajt, është shprehur se do të pranonte filma ku të evidentohej lakuriqësia, por jo filma pornografikë.

Duke shfaqur një “stil” disi të zhveshur, por duke mos pranuar që kërkon famë me nxjerrjen në pah të “aseteve” të saj, Aliko thotë se është single, por që do të lidhet vetëm me të huaj, pasi meshkujt shqiptarë janë shumë paragjykues dhe xhelozë.

Këngëtarja që së shpejti do të promovojë edhe klipin e saj, deklaron se vjen nga një familje që kanë të ardhura të konsiderueshme dhe se studion për Shkenca Politike. Për Iva Alikon, Sali Berisha është idhulli i saj dhe në një botë tjetër, do të flirtonte me shumë dëshirë me të. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2016, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori