“Llumi i njerëzimit”, plas keq në ekran mes Shqipes dhe Serenës: Ti shkon me të gjithë (VIDEO)

Në rubrikën “N’trotuar” në “E Diell” ka pasur dje një debat të fortë mes Shqipe Hysenajt dhe Serena Sulës.

Shqipja është shprehur kundër ekspozimit të vetes dhe vulgaritetit në të folur, ndërsa Serena tha se bën ç’të dojë me jetën e saj.

Pjesë nga debati:

Shqipja: Ti mund të bësh ç’të duash me jetën tënde, por njeriu duhet të ketë korniza për respektin e vetes sepse në momentin që respekton veten, respekton familjen dhe ata që të kanë edukuar.

Serena: E di sa e dua veten unë o Shqipe? Gjithë ditën rri para pasqyrës. E ke për twerk-un ti?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Shqipja: Jo, e kam dhe për mënyrën vulgare të të folurit dhe shoqërimi me shumë njerëz

Serena: Shumë djem? Po ça të bëj unë! Të gjithë më vijnë. Po s’i provova unë kush do i provojë!

Shqipja: Ah po ti qenke shalqi me provë.

Serena: Po 1 jetë kemi

Shqipja: 1 jetë kemi, por jo 1 jetë ta shtrydhim veten

Serena: Pse Kim Kardashian ka bërë video seksi dhe sot është milionere? Ça ka ajo më shumë se ne? Unë dua ta ndryshoj Shqipërinë. Unë do jem ajo që do e ndryshoj që femrat të jenë më të hapura.

Shqipja: Femrat të jenë më të hapura?

Serena: Ti në “Për’puthen” ça ke bërë? Ça s’ke sha e s’ke bërë, për famë ke shkuar. Dhe unë për famë i bëj

Shqipja: O Serena ti shkon me njerëzit moj

Serena: Ça të duhet ty me kë shkoj unë? Më respektojnë portalet keni inat

Shqipja: Ti je llumi njerëzimit moj si po të respektojnë portalet?

Serena: Ajo që mbahet në gojë është e mirë

Shqipja: Karamelja që e mbajnë të gjithë? Dhe në fund s’ka për të të marrë asnjeri

Serena: Po si marr unë. Pak se mbajta Arjonin me bukë. Unë jam Miss Bota ça do më marrin mua.


Shtuar 15.05.2023 15:26