Ermal Metës nuk i del inati me 0 pikët e Italisë ndaj Shqipërisë
Ermal Meta arriti të marrë çmimin më të madh të muzikës italiane duke fituar në Sanremo.

Këngë kjo me të cilin ai përfaqësoi Italinë në Eurovizion. Në pikët e dhëna për këngët, çudia më e madhe ishte e Italisë, e cila mori pikët maksimale nga juria jonë, por e vlerësoi me zero pikë Gent Bushpepën.

Ermali në një bashkëpisedim për jetën e tij ka folur edhe për këtë pjesë.

“Më erdhi turp që Italia nuk i dha 12 pikë Shqipërisë, kam bërë edhe sherr për këtë arsye”, u shpreh Ermal Meta, ndërsa shtoi se në tre shqiptarët pjesëmarrës në këtë edicion, më mirë ka performuar Eugent Bushpepa që përfaqësoi Shqipërinë. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2018, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori