Ismail Kadare fiton çmimin ‘'Nonino 2018'’ në Itali
Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është fituesi i çmimit ‘'Nonino 2018">2018'’. I mbajtur për të 43-it vit rradhazi në Udine, ‘'Nonino 2018">2018'’ është i destinuar për figura të mëdha të kulturës botërore nga një juri e autorizuar nga Nobel.

Çmimi Nonino 2018">2018 u nda në seksione të ndryshme. Kadare ishte fitues i Çmimit Ndërkombëtar Nonino 2018">2018 ndërsa Çmimi Nonino 2018">2018 ,mjeshtëri i kohës sonë, shkoi për filozofin venecian Giorgio Agamben, krijues i konceptit të “Homo Sacer”. Shkrimitari shqiptar u vlerësua si poet, romancier dhe autor i eseve e librave: “Kritik ndaj popullit të tij, midis realiteteve historike dhe legjendave, që ngjallin madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane, ka krijuar rrëfime të mëdha.

Largimi drejt Parisit në kohën e diktaturës për të mos i ofruar shërbimet e tij tiranisë, ai nuk pranoi të heshtë, e cila është gjysma e së keqes, shpesh duke e zhytur historinë e tij në një botë imagjinare, duke u bër dëshmitar i tmerreve të kryera nga totalitarizmi dhe inkuizitorët e saj.

Ai bëri që toleranca fetare të jetë një prej gurthemeleve të punës së tij.” Çmimi për Kadare do të dorëzohet nga Claudio Magris. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori