“Ishte një tërheqje e menjëhershme”, Armina tregon si u njoh me Shkëlzenin

Armina Mevlani është një nga blogeret më të përfolura në Shqipëri, për shkak edhe të lidhjes së saj me Shkëlzen Berishës.

Lidhjen e tyre disavjecare madje ata vetëm pak kohë më parë ezyrtarizuan në fejesë.

Ssi janë takuar, Armina e ka zbuluar për herë të parë.

“Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë.

Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg.

Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka”, ka treguar Armina. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2019, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori