"Ishe skandal", moderatorja shqiptare i kthehet këngëtares pas intervistës
Siç dihet, këngëtarja Jonida Maliqi në muajin maj të këtij viti do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovizion’ me këngën "Ktheju tokës". Ajo ka qenë e pranishme në shumë intervista kohët e fundit dhe ka treguar se është mjaft e emocionuar për pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël.

Së fundmi, Jonida ka qenë e ftuar në emisionin "Thumb", ku ka treguar më shumë detaje për për veten, mirëpo një e papritur i ka ndodhur. Teksa ka qenë duke qëndruar në prapaskenë, këngëtarja ka dëgjuar komentet aspak të mira të moderatores, Fatma Haxhialiu dhe Aulona Mustës.

“Skandal ishte, kot fare asgjë s'tha, asnjë lajm.”, dëgjohet të thotë Fatma, ndërkohë që Jonida ka ngelur e habitur dhe është ngritur duke ju drejtuar stafit: “Seriozisht e kanë këto me”.
Shtuar më 07/02/2019, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori