Ish-Miss Bota infektohet me COVID-19, e gjithë familja në karantinë (FOTO LAJM)

Pas vizitës në spital, superylli i Bollywood-it Aishwarya Rai ka rezultuar pozitive në testin për koronavirusin, një ditë pasi burri i saj aktor dhe babai i tij u shtruan në spital të infektuar.

Vajza 8-vjeçare e ish-Miss World Aaradhya gjithashtu është infektuar. Lajmi i trishtë vjen pak pasi vjehrri i aktores superylli indian Amitabh, 77 vjeç u infektua me virusin.

Abhishek shkroi të dielën: “AishWarya dhe Aaradhya kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ato do të vetë karantinohen në shtëpi…pjesa tjetër e familjes përfshirë nënën time kanë rezultuar negative”.

Aishwarya mori kurorën e Miss World në 1994 dhe bëri debutimin e saj në aktrim në fund të viteve 1990.

Ajo vazhdon të mbetet një nga fytyrat më të famshme të Bollywood-it jashtë vendit, si dhe në Indi dhe ka qenë vazhdimisht e pranishme në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës. Ajo u martua me Abhishek Bachchan në 2007.
Shtuar më 14/07/2020, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori