Vetëm pak ditë më parë u fol se do të kishte ndryshime në formatin e ‘
Wake Up’, emisionit të mëngjesit në Top Channel pasi Islit dhe Enos do t’i bashkohej edhe një moderatore tjetër.
‘Tiranapost’ zbuloi se emri i prezantues së re është
Oriela Nebiaj. Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur pasi vetëm disa kohë më parë pamë se angazhimi i saj kryesor ishte organizimi i Forumit Rinor të PD-së (FRPD) ku Ori (siç e thërrasin miqtë) ishte edhe kryetarja e
këtij forumi.
Oriela gjithashtu për një periudhë kohe ka qenë edhe zëvëdhëse në Partinë Demokratike shkruan Blitz.al
Besojmë se prania e një vajze në drejtimin e ‘
Wake up’ do të jetë një gjetje interesante dhe mbetet për tu parë se çfarë treshja Eno-Isli-Ori kanë përgatitur për fillimin e
këtij sezoni të ri. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017,
ora 15:14